AKTUALITET, 18 Janar 2023, 19:29

Meta: Në Landfillin e Sharrës, "Rilindja" po vjedh dhjetëra milionë euro taksa të qytetarëve

Meta: Në Landfillin e Sharrës, "Rilindja" po vjedh

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, denoncoi vjedhjen, sipas tij, të dhjetëra milionë euro të taksave të mundit dhe sakrificave të qytetarëve, në Landfillin e Sharrës.

Kreu i PL ka ndarë edhe videon e denoncimit të bërë nga deputetja Monika Kryemadhi, ku në pamje shihen momente nga puna.

Postimi i Metës

Në Landfillin e Sharrës, atje ku "Rilindja" vjedh papushim jo vetëm ditën, por edhe tërë natën dhjetëra milionë euro të taksave të mundit dhe sakrificave të qytetarëve!