AKTUALITET, 18 Janar 2023, 17:47

Mandati i Olta Xhaçkës, Agron Shehaj: Gjykata Kushtetuese i ka të gjitha provat për të marrë vendimin e duhur

Mandati i Olta Xhaçkës, Agron Shehaj: Gjykata Kushtetuese i ka

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka folur jashtë dyerve të Gjykatës Kushtetuese pas seancës për shqyrtimin e kërkesave të PD, lidhur me mandatin e ministres Olta Xhaçka.

Ai deklaroi se nëse gjykata nuk ka asnjë arsye që të mos jetë e drejtë pasi i ka në dorë të gjitha provat për të marrë vendimin e duhur.

“Është shumë e qartë, zonja Xhaçka ministre e Jashtme ka përfituar nga prona publike. E ka bërë këtë duke përdorur bashkëshortin dhe kunatën. Sot avokati i Xhaçkës, pranoi vetë që shtetasja e huaj që ka marrë statusin e investitorit strategjik për të fshehur bashkëshortin e Xhaçkës, është kunata e zonjës Xhaçka. Kështu që vendimi në gjykimin tonë është shumë i thjeshtë.

Ne besojmë se Gjykata Kushtetuese, ka krijuar një precedent, standard, atë që të heqë mandatin e deputetëve nëse këta përfitojnë nga prona publike. Jemi të bindur që ka vetëm një mundësi përballë këtij abuzimi dhe akti korruptiv, përndryshe do të ishte realisht një dëm shumë i madh për besueshmërinë e kësaj gjykate që me vendimin e saj do ta nxirrte të larë deputeten Xhaçka.

Nëse vendimi dhe Gjykata do të jetë e drejtë, nuk ka asnjë arsye dhe i ka të gjitha provat për të marrë vendimin e duhur. Nëse ka një vendim tjetër që është marrë, ka justifikime, pretekste sa të duam dhe sa të duan për ta marrë atë vendim.

U kujdesa shumë që të mos mbaj një fjalim që të dukej si presion, por fakti është se ne jetojmë në një vend ku mungon drejtësia, ku njerëzit largohen se nuk ka drejtësi sepse mendojnë se njerëzit e pushtetshëm si Xhaçka janë mbi ligjin, të praprekshëm  dhe nuk ndëshkohen. Kurse qytetarët e thjeshtë ndëshkohen padrejtësisht dhe të vetmen alternativë që kanë është ajo që të largohen nga vendi”, tha Shehaj.

Qëndrimi i plotë i deputetit të PD, Agron Shehaj në Gjykatën Kushtetuese. 

Të nderuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, 

Ju keni detyrën e mbrojtjes së Kushtetutës së Republikës sonë dhe për rrjedhojë të mbrojtjes të sistemit tonë demokratik, të lirisë dhe të drejtave të qytetarëve të republikës.
 
Korrupsioni i pushtetarëve eshte kercenimi kryesor i demokracise dhe per kete arsye, Kushtetuta jonë ka ndaluar shprehimisht që deputetët dhe familjerët e tyre të perfitojnë nga pasurite publike.
 
Ju keni sot një çështje të thjeshtë: deputetja Xhaçka (nepermjet bashkeshortit te saj) ka marrë nga qeveria tokë publike falas dhe perfitime te tjera te lidhura me statusin e investitorit strategjik.
 
Kjo nuk është thjesht një aferë korruptive por një shkelje flagrate e Kushtetutës dhe është kryer me vendim të kryeministrit dhe qeverisë në të cilën bën pjesë ministrja Xhaçka.
 
Deputetja Xhaçka dhe bashkëshorti i saj duke e ditur shkeljen u përpoqën të fshinin gjurmët duke e regjistruar kompaninë përfituese në emër të kunatës së Zonjës Xhaçka, dhe per kete mashtrim kane qene ne dijeni te gjithe, nga zyrtari me i vogel te Kryeministri.
 
Bashkeshorti i Xhackes ka pranuar personalisht ne media qe ai qendron pas te dyja kompanive te shpallura investitor strategjik dhe pavarsisht ketij pohimi publik, as qeveria dhe as Ministrja Xhacka nuk jane terhequr nga ky akt korruptiv.
 
Kemi të bëjmë me nje shkelje të hapur të Kushtetutës dhe mbi të gjitha nje sjellje të padenjë e të pamoralshme për një deputete dhe ministre, e cila nuk duhet të jetë më as deputete dhe as ministre.
 
Të nderuar antare të Gjykates Kushtetuese.
 
Vendimi juaj sot ka një rëndësi përtej çështjes së aferës Xhaçka.
 
Gjykimi juaj sot është vendimtar për të ardhmen e shtetit shqiptar dhe për gjithë shoqërinë shqipare. 

Është vendimtar për besimin e qytetarëve te drejtësia. Nga vendimi juaj ata do kuptojnë nëse per kete gjykate askush nuk eshte mbi ligjin dhe kushtetuten dhe te gjitha jane te barabarte para ligjit. 
 
Nga ju i ka syte çdo gjyqtar dhe prokuror, nga vendimi juaj ata do kuptojnë nëse në Shqipëri ka akoma të paprekshëm apo mund të guxojnë dhe të vendosin para drejtësisë këdo që shkel ligjin, pavarësisht pushtetit politik që ai ka.
 
Nga vendimi juaj do të ndikohen pushtetarët e sotëm dhe të ardhshëm.
 
Nësu ju nxirrni te larë Xhacken do krijoni nje precedent i cili do inkurajoje korrupsionin, vjedhjen dhe abuzimin haptas me pushtetin.
 
Shqiptarët kanë duruar dhe sakrifikuar shumë për shkak të Reformës në Drejtësi, me shpresën se gjyqtarët si ju do të tregojnë integritet, kurajë dhe do të vendosin vetëm në bazë të ligjit dhe të vërtetës të pandikuar nga askush.
 
Gjykata Kushtetuese ka vendosur standardin e ndërprejes së mandatit të deputetit edhe për përfitime më të vogla se ky i Zonjës Xhaçka.
 
Shqiptarët presin që jo vetëm ky standard minimal drejtësie të mos cenohet por të binden se pandëshkueshmëria po merr fund.
  
Është rasti t’u tregoni shqiptarëve se drejtësia tani është e panshme dhe e rreptë njësoj, si për të pushtetshmit dhe të pafuqishmit, si për të pasurin edhe të varfrin.
 
Vendimi juaj do të jetë shpresë për të gjithë ata shqiptarë që po emigrojnë çdo ditë se kanë humbur shpresën tek drejtësia dhe tek një shoqëri e drejtë.
 
Znj.Xhaçka ka marrë pronë shtetërore, ndaj ju ftoj të mbroni interesin e qytetarëve.
 
Tregojuni shqiptarëve se në Shqipëri është kthyer shpresa për drejtësi dhe për vlerat perëndimore!