TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është shtyrë seanca në lidhje me kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me ndryshimin e masës së sigurisë.
Gjykata konstatoi që në fletëthirrje nuk është vendosur që Berisha të përfaqësohet në mungesë nga avokatët.
Pasi gjyqtarja Irena Gjoka vendosi sërish të shtyjë seancën ku kërkohej revokimi i masës së sigurisë për liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha, avokati Genc Gjokutaj tha se edhe kjo shtyrje ishte e pakuptimtë dhe qëllimi është të digjet mandati i liderit të opozitës.
“Ne sot kishim seancën e shtyrë nga seanca e kaluar me objekt revokimin e masës së arrestit në shtëpi për zotin Berisha.
Dijenia e tij marrë dje ose pardje është shoqëruar me prokurë që ne ta përfaqësojmë në mungesë.
Gjykata nuk e pranoi këtë arsyetim. Ne e prisnim sepse ne kemi kohë që merremi me këtë gjyq që zhvillohet jashtëgjyqësisht. Sepse gjyqi nuk po zhvillohet në atë sallë gjyqi.
Gjykata në atë qëllimin e saj për t’i djegur mandatin liderit të opozitës, e shtyu sërish seancën pa asnjë shkak ligjor, duke pasur të dokumentuar edhe dijeninë e zotit Berisha, por njëkohësisht edhe vullnetin e tij për t’u përfaqësuar në mungesë, siç ka ndodhur në të gjitha seancat,” tha Gjokutaj.
Genc Gjokutaj u shpreh për mediat se gjyqtari i vërtetë i kësaj çështjeje është kryeministri Edi Rama.
"Pyesni Ramën në lidhje me këtë gjyq. Si do shkojë? Nga ai mund të merrni një përgjigje më të saktë, sepse ai është gjyqtari i vërtetë i kësaj çështjeje"-tha ai.
Seanca e radhës është lënë për datën 8 mars, ora 9:00.