AKTUALITET, 4 Mars 2024, 10:50

Inaugurimi i Bazës Ajrore të Kuçovës, përfaqësuesja e NATO-s: Arritje sfiduese! Punimet u përmbushën brenda afateve

Inaugurimi i Bazës Ajrore të Kuçovës,

Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë së NATO-s për mbështetjen dhe prokurimet, Stacy Cummings, e pranishme në inaugurimin e Bazës së Kuçovës është shprehur se punimet u përmbushën brenda afateve të pritshme dhe me buxhetin fillestar.

Ajo gjithashtu u shpreh se tashmë, Kuçova është një stacion modern për operacionet e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

“Është nder që gjendem me ju për të bërë përurimin e bazës së Kuçovës, që agjencia ime u kontraktoi projektimin dhe shërbimet. Të punonim me autoritetet lokale, ofruam punime me cilësi të shkëlqyer dhe materiale që përmbushin standardet e NATO-s.

Punimet u përmbushën brenda afateve të pritshme dhe me buxhetin fillestar. Një arritje vërtet sfiduese duke pasur parasysh trazimin e zinxhirit të furnizimit dhe inflacionit.

Kuçova është një stacion modern për operacionet e NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Me kullë dhe dhomë kontrolli. Ky ka qenë ekzekutim i programit të parë të investimit të NATOS dhe jemi krenarë që është ofruar mbështetje efikase”, tha ajo.