TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri Niko Peleshi, në fjalën e tij në ceremoninë e përurimit të bazës së re të NATO-s në Kuçovë ka deklaruar se do të jetë baza kryesore e Forcave tona ajrore ndërsa theksoi se kjo është një pikë strategjike për Aleancën dhe për rajonin.
Peleshi: Sot deklarojmë Zyrtarisht rihapjen e bazës ajrore të Kuçovës.
Krenaria e sotme është mëse e ligjshme. Një vend i vogël si ne ka nderin ti ofrojë aleancës këtë aset të vyer në skemën e mbrojtjes kolektive.
Erdhi koha që në Kuçovë të ndjehen avionët e NATO-s.
Kuçova do të jetë baza kryesore e Forcave tona ajrore.
Black Hawk dhe dronët Bajraktar janë aktualisht në gatishmëri të plotë për të nisur fluturimet në bazë. Numri i tyre do të rritet ndjeshëm në vijim. Aleatë shiheni këtë bazë si pikë strategjike. Baza ka kapacitet për përballjen me fatkeqësitë natyrore. Nyje lidhëse për vendet e rajonit.
Kemi plane edhe për Porto Romanon.