AKTUALITET, 4 Mars 2024, 09:05

Edi Rama publikon pamjet nga montimi i dronëve Bayraktar: Do të bëjnë sot fluturimin e parë në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë

Edi Rama publikon pamjet nga montimi i dronëve Bayraktar: Do të

Ditën e sotme do të inaugurohet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë dhe në ceremoninë e hapjes së saj do të bëjnë fluturimin e parë dronët Bayraktar.

Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar pamjet nga montimi i dronëve.

“Disa momente nga montimi i dronëve Bayraktar, që do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë”, shkruan Rama.