TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi sot se është rrëzuar kërkesa e grupi parlamentar demokrat për interpelancë urgjente dhe debat me mocion, për çështjen e inceneratorëve.
Ai tha se sipas Konferencës së Kryetarëve, nuk ka urgjencë për kërkesat e tyre. Bardhi tha se tashmë parlamenti është shndërruar në ‘dyqan personal i Zotos dhe Mërtirit’ dhe se po financohet arratia e tyre dhe e Arben Ahmetajt.
“Konferenca e Kryetarëve vendosi sot rrëzimin e kërkesës për interpelancë dhe për mocion me debat duke shfaqur në këtë mënyrë vizionin për shndërrimin e Parlamentin në një dyqan personal të Zotos dhe Mërtirit. Fakti që dy mafiozë në arrati të inceneratorëve marrin pagesa çdo ditë për punë të pakryera, nuk është një çështje urgjente për ta. E kuptoj vështirësinë që ka Rama si person i përfshirë, koka e inceneratoorëve për të dhënë shpjegime, por sado siklet dhe hall të ketë do të duhet që të respektohet Kushtetua. Argumenti i tyre është se nuk ka urgjencë. Po financojnë arratinë e Zotos, Mërtirit dhe tani të Ahmetajt”, tha ai.