TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm te Gjykata e Lartë.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë një lokal në tarracën e objektit. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.
"Më datë 20.07.2023, rreth orës 08:05, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë, ka rënë zjarr.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes"-njoftoi policia.