AKTUALITET, 17 Gusht 2022, 11:15

Shtrenjtimi i çmimeve rrit të ardhurat në arkën e shtetit, ministrja e Financave: Tejkaluam planin me 104%

Shtrenjtimi i çmimeve rrit të ardhurat në arkën e shtetit,

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka hedhur një postim në rrjetin social Facebook ku thekson se janë rritur ndjeshëm të ardhurat në buxhetin e shtetit gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti.

Sipas Ibrahimajt, qeveria ka tejkaluar planin e të ardhurave me 104% për këtë periudhë duke realizuar 326.7 miliard lekë nga 313.5 miliard lekë që ishin parashikuar.

Shtrenjtimi i çmimeve rrit të ardhurat në arkën e shtetit,

Ndërkohë që janë rritur të ardhurat në arkën e shtetit, gjatë të njëjtës periudhë rezulton se qeveria ka ulur shpenzimet duke harxhuar rreth 311 miliard lekë nga 359 miliard lekë që ishin parashikuar.

Shtrenjtimi i çmimeve rrit të ardhurat në arkën e shtetit,

Vlen të theksohet fakti se Shqipëria është përballur me një rritje të frikshme të çmimeve gjatë gjysmës së parë të këtij viti, gjë e cila duket të jetë indikatori kryesor në rritjen e të ardhurave në arkën e shtetit.

Mbetet për t’u parë nga publikimi i tabelave nga Ministria e Financave, por gjasat janë që kjo e rritje e të ardhurave ka ndodhur pikërisht në zërin e TVSH-së pasi rritja e çmimeve ka bërë që në buxhet të paguhet më shumë Tatim mbi Vlerën e Shtuar.

Postimi i Ibrahimajt

Më shumë të ardhura në ekonomi

Të ardhurat totale për 7-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 326.7 miliardë lekë ose 104 % të planit të 7-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të adhurat janë rritur me 44.9 miliardë lekë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë vijon punën për të ruajtur të gjithë parametrat fiskalë, si dhe ritmin e qendrueshëm të rritjes së të ardhurave.