AKTUALITET, 19 Gusht 2023, 21:57

Shtëpi "bari" në Dimal, policia shoqëron disa persona

Shtëpi "bari" në Dimal, policia shoqëron disa persona
Foto ilustruese (nuk tregon vendngjarjen)

Një banesë në të cilën kultivohej kanabis është zbuluar mbrëmjen e sotme në fshatin Pobrat, në ish-komunën Kutalli në Dimal.

Mësohet se policia ka shoqëruar deri tani 5 persona, të cilët po merren në pyetje, ndërkohë që priten të tjera shoqërime.

Ende nuk ka informacion zyrtar nga policia, ndërkohë që nuk dihet as sasia e drogës së sekuestruar.