AKTUALITET, 12 Mars 2024, 17:03

Shqiptari bie nga çatia e magazinës ku punonte, humb jetën

Shqiptari bie nga çatia e magazinës ku punonte, humb jetën

Një shqiptar ka humbur jetën në Itali teksa është aksidentuar në punë. 43-vjeçari shqiptar, Andi Rexhepi ka humbur jetën pasi ra nga çatia e magazinës ku punonte prej 10 muajsh.

Mediat huaja shkruajnë se 43-vjeçari, babai i një vajze adoleshente, po riparonte çatinë e magazinës së dëmtuar nga stuhia e breshrit që përfshiu qytetin e Carpenedolos. Lartësia e magazinës ishte 7 metra.

Në lidhje me aksidentin në vendin e punës, ishin kolegët e shqiptarit që njoftuan ambulancën dhe autoritetet përkatëse.