TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Grupi parlamentar i opozitës ka mandatuar Gazment Bardhin që të marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve.
Vendimi për autorizimin e kreut të Grupit u mor gjatë mbledhjes së grupit në selinë blu.
Pas përfundimit të takimit, Gazment Bardhi është drejtuar në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Ndërkohë mbledhja me dyer të mbyllura u zhvillua me debate mes deputetëve të opozitës dhe sërish kryefjalë ka qenë masa e arrestit ndaj Sali Berishës.
Mësohet se gjatë mbledhjes deputeti i PD, Tritan Shehu është përplasur me demokratin, Bledjon Nallbati, ku situata ka shkuar deri në fyerje dhe debat verbal mes tyre.
Gazetari i News 24, Osman Stafa ka zbardhur disa nga replikat, ku mësohet se Tritan Shehu ka thënë se duhet bërë çmos për të shpëtuar Sali Berishën nga arresti.
Ndërkohë që Nallbati i është kthyer ashpër, duke thënë se ky i fundit nuk ka bërë asgjë në Parlament.