AKTUALITET, 12 Mars 2024, 16:52

Seanca për Berishën, rrëzohet kërkesa për heqjen e masës “arrest shtëpie”

Seanca për Berishën, rrëzohet kërkesa për heqjen e

Rrëzohet kërkesa për heqjen e masës “arrest shtëpie” nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit kërkoi heqjen e masës, ndërsa Gjykata e hodhi poshtë kërkesën. “Sot edhe nga forma edhe nga përmbajtja ka qenë hapur në kundërshtim me ligjin. Prokurorët duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve se ku qëndron korrupsioni i zt.Berisha. Prokurori, besnikërisht tha se nuk u jap asnjë shpjegim. Këta janë një komisariat politik. Nuk e di se si kjo Gjykatë ka dhënë masën e arrestit nuk bëri një pyetje”, tha avokati mbrojtës, Genc Gjokutaj.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar. Ai po hetohet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.