AKTUALITET, 12 Mars 2024, 13:12

“Duhet të shpëtojmë Berishën”, sherr në mbledhjen pa media të Grupit të PD, Nallbati përplaset me Shehun: Dil ti në ballë të aksionit

“Duhet të shpëtojmë Berishën”, sherr në

Zbardhet debati me dyer të mbyllura në Grupit Parlamentar të deputetëve të opozitës, ku sërish kryefjalë ka qenë masa e arrestit ndaj Sali Berishës.

Mësohet se gjatë mbledhjes deputeti i PD, Tritan Shehu është përplasur me demokratin, Bledjon Nallbati, ku situata ka shkuar deri në fyerje dhe debat verbal mes tyre.

Gazetari i News 24, Osman Stafa ka zbardhur disa nga replikat, ku mësohet se Tritan Shehu ka thënë se duhet bërë çmos për të shpëtuar Sali Berishën nga arresti.

Ndërkohë që Nallbati i është kthyer ashpër, duke thënë  se ky i fundit s’ka bërë asgjë në Parlament.

Replikat

Tritan Shehu: Ne duhet të shpëtojmë Sali Berishën nga arresti dhe për këtë duhet të vazhdojmë aksionin opozitar. S’kanë fare rëndësi këto që marrim (negociatat)

Bledjon Nallbati: Shumë dakord me Tritanin, të vazhdojmë aksionin, por me një kusht që ti të jesh në ballë. (I referohet idesë që ata të cilët s’janë përplasur ta marrin kryesimin e aksionit).

Tritan Shehu: Mos me fol mua ashtu.