TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria ka ngjitur disa shkallë në renditjen për vaksinimin e fëmijëve.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se vendi ynë është ngjitur në klasifikimin e Europës&Azisë Qendrore, por ka ende shumë punë për të bërë.
“Ka plot klasifikime ku duhet t’i ngjisim shkallët më shpejt se jemi ende mbrapa krahasuar me të tjerë, paçka se krahasimisht me nga gropa nga e kemi nisur ngjitjen kemi ecur më shpejt se plot të tjerë, po ka edhe klasifikime si ky i Europës&Azisë Qendrore, ku jemi ngjitur lart dhe kur mendon se sa mbrapa ishim me vaksinimin e fëmijëve, kjo është një arsye bindëse më shumë për të kërkuar ende më shumë nga vetja edhe në drejtimet ku duhet të ngjitemi më shpejt”, shkruan Rama.