TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pak orë pas aksidentit tragjik me tre viktima dhe katër të plagosur mbrëmjen e të mërkurës në “Rrugën e Arbrit”, policia ka arrestuar E. L., i cili mbeti i lënduar nga përplasja e dy automjeteve. Sipas bluve, 28-vjeçari E.L., ka qenë duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, i cili është përplasur me një tjetër ‘Benz’, që drejtohej nga 55 vjeçari që humbi jetën.
Atij i është komunikuar masa e “arrestit me burg” në spitalin e Traumës ku ndodhet për mjekim.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan shtetasin E.L., 28 vjeç, banues në fshatin Bllatë, Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi me datë 04.01.2023 rreth orës 18.15, në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, që drejtohej nga shtetasi K.I., 55 vjeç, banues në Maqellarë.
Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën drejtuesi i mjetit shtetasi K.I., dhe dy pasagjerët M.I(D), 74 vjeç; L.I., 51 vjeçe. Po si pasojë e këtij aksidenti mbetën të lënduar shtetaset F.I., 55 vjeçe; K.M., 18 vjeçe; M.L., 24 vjeç dhe shtetasi E.L, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga aksidenti humbën jetën vëllezërit Kujtim e Murat Istrefi dhe gruaja e njërit prej tyre, Lulzime Istrefi.
Përplasja e automjeteve ka qenë aq e fortë sa ato janë shkatërruar plotësisht.
Të plagosur mbetën shtetasit: Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 28 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeç.
Mësohet se dy vëllezërit gjetën vdekjen në vend, ndërsa Lulzimja ndërroi në spitalin e Bulqizës.