AKTUALITET, 5 Janar 2023, 13:56

I dënuari 64-vjeçar në burgun e Shënkollit mbërrin i vdekur në spitalin e Lezhës

I dënuari 64-vjeçar në burgun e Shënkollit mbërrin i
Burgu i Shënkollit

Një i dënuar në burgun e Shënkollit ka mbërritur këtë të enjte i vdekur në urgjencën e spitalit rajonal në Lezhë.

Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se i dënuari Shpëtim Ferko, 64 vjeç,  vuante nga probleme të shëndetit dhe se vdekja e tij dyshohet të ketë ardhur si pasojë e shkaqeve natyrore.

Pritet një informacion zyrtar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.