AKTUALITET, 5 Janar 2023, 11:38

Meta: Falë ‘Rilindjes’ 2/3 e popullsisë në Shqipëri nuk përballon dot jetesën

Meta: Falë ‘Rilindjes’ 2/3 e popullsisë në

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se falë qeverisë së Partisë Socialiste (Rilindjes siç e ka quajtur ai), Shqipëria mban vendin e parë në rajon për nivelin e korrupsionit.

Përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook, Meta tha se rreth 2/3 e popullsisë ka vështirësi për të përballuar jetesën.

Ai shtoi se në raportet ndërkombëtare, indeksi i rritjes së korrupsionit në vendin tonë, ecën paralelisht me indeksin e rritjes së varfërisë.

Postimi i Metës:

Indeksi i rritjes së korrupsionit ecën paralelisht me indeksin e rritjes së varfërisë. Falë “Rilindjes” jemi të parët për korrupsion në kontinent dhe rajon ndaj jemi të parët edhe për nivelin e varfërisë dhe pamundësisë të dy të tretave të popullsisë për të përballuar jetesën. Vetëm Ndryshimi, çkapja e shtetit dhe rivendosja e Llogaridhënies lufton varfërinë dhe rikthen shpresën për familjet shqiptare!

2023, VIT I NDRYSHIMIT!