AKTUALITET, 8 Gusht 2023, 15:13

Shqipëria futet në ‘Grupin A’, ja si mund të aplikoni online për viza turistike në Arabinë Saudite

Shqipëria futet në ‘Grupin A’, ja si mund të aplikoni

Nëse dëshironi që të vizitoni Arabinë Saudite, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme se tashmë është mundësia që të aplikoni përmes vizave turistike elektronikisht.

Në  një reagim të bërë në ‘Facebook’, ministria bën me dije se Shqipëria është përfshirë në listën e vendeve në GrupinA dhe qytetarët e saj mund të hyjnë në Arabi përmes vizës turistike.

“Lajm i mirë! Tani, të gjithë qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Arabinë Saudite për arsye turistike, mund të aplikojnë për një vizë elektronike ose vizë me mbërritjen në një nga pikat hyrëse të Arabisë Saudite.  Tashmë, Shqipëria është përfshirë në listën e vendeve në Grupin A”, deklaron ministria.