AKTUALITET, 8 Gusht 2023, 13:03

“Mos ma ngri zërin”- Si nisi sherri mes djalit të anëtares së KLP dhe 55-vjeçarit! Çfarë e shkaktoi debatin mes tyre pas daljes nga zyra e noterisë, gjithçka u filmua nga kamerat

“Mos ma ngri zërin”- Si nisi sherri mes djalit të

Detaje të reja janë zbuluar nga sherri mes djalit të anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta dhe 55-vjeçarit, Armando Meshau pranë Gjykatës së Vlorës mesditën e së hënës (7 Gusht).

Sipas News24, viktima dhe 33-vjeçari Rei Meta kanë ndalë nga një qendër noterie dhe më pas janë futur në qendrën e internetit, ku ndodhi edhe krimi, për të printuar disa dokumente.

Por Armando Meshau dyshohet se nuk e kishte dokumentin me vete dhe këtu ka nisur konflikti mes tyre.

Teksa po diskutonin me njëri-tjetrin, viktima ka folur me tone të larta dhe autori i është kundërpërgjigjur duke i thënë: “mos më ngri zërin” dhe më pas situata ka agravuar.

55-vjeçari mësohet se e ka ofenduar dhe më pas Rei Meta e ka goditur me grushte.

Ngjarja është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë, ndërsa diskutimi mes tyre është dëgjuar edhe nga personat e pranishëm.