AKTUALITET, 8 Gusht 2023, 13:34

PD dorëzon në SPAK dosjen për kullën pas TKOB

PD dorëzon në SPAK dosjen për kullën pas TKOB

Kulla më e lartë që do të ndërtohet në Tiranës, e quajtur ndryshe “Mali i Tiranës” ka përfunduar në dyert e SPAK.

Anëtarë të Këshillit Bashkiak pjesë e PD, dorëzuan mesditën e sotme një padi  dhe janë shprehur se do t’i vënë në dispozicion drejtësisë të gjitha provat që kanë siguruar.

Padia u depozitua nga Enriketa Papa. Kjo e fundit bëri me dije se ky kallëzim është depozituar për tre vepra penale, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion..

Në media është aluduar se pas ndërtimit të kësaj kulle fshihet një biznesmen i njohur që ka lidhje të ngushta me Shkëlzen Berishën , për këtë Papa u pyet, por nuk preferoi të japë emra në një deklaratë të bërë mediat.

“Denoncojmë korrupsionin dhe ky është hapi i parë që ne bëjmë për të denoncuar dhe treguar dëshminë e angazhimeve dhe luftës së vazhdueshme të PD për aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarë. Detajet e kallëzimit do të bëhen më tej në një deklaratë zyrtare”, tha ndër të tjera Papa.