TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trupi i një 39-vjeçari nga Koreja e Jugut është gjetur i dekompozuar këtë të martë në Shkodër.
Mësohet se i riu me iniciale D.K., jetonte me qira një banesë në Shkodër prej shkurtit të vitit 2022, ku është gjetur i pajetë nga pronari i tij, shtetasi A. V., 38 vjeç.
Sipas policisë në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune, ndërsa në banesë janë gjetur doza narkotike dhe dyshohet se mund të ketë humbur jetë nga mbidoza.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nga shtetasi A. V., 38 vjeç, se në banesën që kishte lënë me qira, në lagjen “Naim Gjylbegu”, kishte gjetur të dekompozuar trupin e shtetasit D. K., 39 vjeç (qiramarrësi), lindur në Korenë e Jugut dhe banues në Shkodër (që nga muaji shkurt i vitit 2022).
Sipas deklarimeve të 38-vjeçarit, ai kishte shkuar në këtë banesë, pasi prej muajsh nuk kishte përgjigje nga qiramarrësi i saj, shtetasi D. K., dhe kur ka konstatuar trupin e dekompozuar të këtij shtetasi, ka njoftuar menjëherë Policinë.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa nga kontrollet e imtësishme në këtë banesë, janë gjetur disa doza të dyshuara të lëndëve narkotike. Paraprakisht dyshohet se shtetasi D. K. e ka humbur jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.