AKTUALITET, 8 Gusht 2023, 14:50

Sërish drogë brenda kalasë së Gjirokastrës, goditen edhe 5 raste të tjera

Sërish drogë brenda kalasë së Gjirokastrës, goditen

Policia e Gjirokastrës ka goditur 5 raste të shitjes së dozave të lëndëve narkotike, brenda perimetrit të kalasë.

Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: A. Z., 30 vjeç, banues në Tiranë, E. Ç., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, A. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, I. F., 31 vjeç, banues në Gjirokastër dhe F. Z., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve fizike ndaj këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.