TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me presidentin Emmanuel Macron në forumin ndërkombëtar Future Investment Initiative teksa u shpreh se studentët francezë që vijnë në Shqipëri nuk duan të largohen, por kërkojnë të punojnë në vendin tonë.
"Jam plotësisht i përkushtuar ndaj gjithçkaje që do të dalë prej këtej dhe gjithkënd që mund të ndjesinë se duhet të kthehet në Shqipëri për të investuar, qëndruar. Dua t’ju them që ndoshta Emmanuel nuk është i lumtur ta dëgjojë. Falë ndihmës së tij dhe disa udhëheqësve të tjerë kemi çelur degën e Kolegjit të Europës në Tiranë, vendim i jashtëzakonshëm. Kemi studentë nga e gjithë Europa dhe dua të qëndrojnë e punojnë këtu, s’dua të shkojnë më në Francë Emmanuel. Shpresoj fort që opozita nuk do t’ju fajësojë që ju jeni shkaku që ata duan të rrinë në Tiranë nga fakti që keni ardhur kaq shpesh këtu.
Dua të iki nga ky podium sepse është dikush tjetër se di çfarë të thotë e të bëj, e vetmja gjë që mendoj e bëj shumë mirë është ti qëndroj pranë këtij njeriu, të mësoj prej tij dhe të përfitoj nga miqësia e tij sa më shumë për Shqipërinë. Të ndihem vërtet mirë që drejtoj këtë vend në një moment në kohë kur Emmanuel drejton vendin e tij", tha Rama.