AKTUALITET, 16 Maj 2025, 22:54

Laborator modern heroine në banesë, arrestohet 44-vjeçari shqiptar, sekuestrohen 60 kg drogë me vlerë mbi 1 mln euro

Laborator modern heroine në banesë, arrestohet 44-vjeçari

Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Siç raportohet, në shtëpinë e  shqiptariy është zbuluar laborator modern heroine. Gjatë kontrollit janë sekuestruar të paktën 60 kilogramë, pajisje bashkëkohore prodhimi në laboratorin e heroinës. 

Gjatë një shërbimi patrullimi në zonën e Guizzës, oficerët kontrolluan të dyshuarin që po lëvizte në një mënyrë të dyshimtë.

Dokumentet që ai u dha agjentëve ishin të dyshuara. Ishte një dokument i Republikës Çeke, qartësisht i falsifikuar. Nervozizmi i shqiptarit dhe përgjigjet e paqarta shtynë oficerët për kontroll fizik të thelluar, deri në shtëpinë e tij pranë pikës së kontrollit. Dhe surpriza erdhi nga brenda ambienteve, ku GdF u përball me një rafineri të vërtetë droge, duke gjetur në dy çanta gjithsej 60 kilogramë heroinë, mjete dhe produkte të destinuara për përgatitjen dhe paketimin e drogës dhe 25 mijë euro në para të gatshme.

Në përfundim të procedurave formale, shqiptari u shoqërua në burgun e Padovës dhe u vu në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. Hetimet janë duke u zhvilluar për të kuptuar se për kë ishte destinuar heroina dhe mbi të gjitha për të rindërtuar zinxhirin e trafikut të drogës, informon media italiane. Nëse malli do të pritej një me tre, sipas hetuesve do siguronte rreth 200 kg drogë të ndarë në doza, me vlerë mbi 1 milion euro.