TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar atë si një mandat të qartë që pasqyron besimin e qytetarëve.
"Jam shumë i lumtur për mandatin e qartë që keni marrë. Përtej marrëdhënies dypalëshe, ne kemi dëshirë të çojmë përpara bashkëpunimin, sepse vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Europian," u shpreh Macron, duke theksuar rëndësinë e ribashkimit të kontinentit për përballimin e sfidave të përbashkëta.
Presidenti francez vlerësoi përparimin e Shqipërisë në procesin e negociatave dhe reformat e ndërmarra, të cilat, sipas tij, ndonëse mund të duken teknike për qytetarët, janë thelbësore për integrimin.
"Franca do të jetë pranë Shqipërisë në këtë rrugëtim. Do të angazhohemi që meritat e vendit tuaj të njihen nga të gjithë dhe që agjenda e reformave të ecë përpara. Perspektiva e vitit 2027 nuk është thjesht një synim, por një realitet i prekshëm," deklaroi Macron.