TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez, Emanuel Macron, në mbarim të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kanë zhvilluar në mbrëmje edhe një vizitë te Piramida e Tiranës. Rama e shoqëroi presidentin francez në ambientet e brendshme dhe në hapësirën e shkollës franceze.
Presidenti Macron është njohur me projektin, qëllimin e tij, teksa ka biseduar nga afër me drejtuesit e shkollës dhe me studentët e tinj, duke mësuar edhe përshtypjet e tyre. Pasi u takua me të gjithë studentët, presidenti francez kërkoi edhe realizimin e një fotografie të përbashkët kortezie dhe falenderimi, duke i përgëzuar për punën e deritanishme dhe uruar suksese të mëtejshme në këtë projekt.
Marrëveshja e bashkëpunimit mes dy vendeve, e nënshkruar në fund nga dy ministrat përfaqësues, Blendi Gonxhja për Shqipërinë, si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe ministrja e deleguar franceze për Inteligjencën dhe Teknologjinë. Ata nënshkruan së bashku “marrëveshjen e bashkëpunimit për inovacionin” mes dy shteteve respektive Francë-Shqipëri.
“Për t'i dhënë dritën jeshile “Ecole 42”, shkollës prestigjioze franceze të kodimit, e pranishme në 31 shtete, e tashmë edhe në Shqipëri, si një strukturë e dedikuar drejt botës së teknologjisë”, shkruan Rama në llogarinë e tij në Facebook.