TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Baton Haxhiu, ka kritikuar ambasadoren Yuri Kim, pas disa deklaratave të saj në emisionin "Opinion", por edhe për sjelljen e saj në përgjithësi.
Haxhiu tha se Kim foli si kryeministre e Shqipërisë dhe se sot SPAK duket më shumë si prokurori e Ambasadës Amerikane, sesa si prokurori e Shqipërisë.
"Yuri Kim foli si të jetë kryeministre e Shqipërisë. Kjo foli më shumë se kryeminsitri për Shqipërinë.
Ajo e ka marrë mandatin për një gjuhë të tillë, ajo e përfundon mandatin në dhjetor. E dyta, foli me emra të përvetshëm, që i preku dhe përkrahu, sidomos ish drejtorin Gledis Nano.
Pastaj foli për SPAK, sikur të ishte SPAK prokurori e ambasadës dhe jo e Republikës së Shqipërisë. Mbështetja dhe diskursi për SPAK, tregon se institucionet e shtetit, nuk kanë një lloj kontrolli institucional. SPAK i përgjigjet ekskluzivisith financuesve të tillë.
Ajo ka të drejtë të kërkojë rezultate, por jo me këtë gjuhë.
Do të ishte e ndershme të na thotë, si mund të jetë vend demokratik, nëse ambasadorja nuk thotë cilat janë mediat e financuar nga rusët?!
Nëse Rusia është e keqja e kësaj kohe, thuaje cilat media përkrahen nga Rusia", deklaroi Haxhiu.
*Aplikacionin e ri të TPZ mund ta shkarkoni në App Store dhe Google Play duke ndjekur linket e mëposhtme!
ANDROID: https://play.google.com/store/search?q=tpz.al&c=apps&hl=en&gl=US
APPLE (IOS): https://apps.apple.com/it/app/tpz-al/id1643730306?l=en