AKTUALITET, 29 Korrik 2023, 14:45

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Pogradec, plagoset fqinji që tentoi të fikte zjarrin

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Pogradec,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në një banesë në Pogradec, ku ka shpërthyer një bombol gazi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:15, në fshatin Rëmenj. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ndodhi në banesën e shtetasit F. T., ku për pasojë ka djegur lehtë këmbën komshiu i tij, shtetasi me inicialet B. K., që ka ndërhyrë për fikjen e zjarrit. Ky i fundit u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.