TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhet dëshmia e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, si pjesë e një grupit të strukturuar kriminal, mes të cilëve ka ish-zyrtarë policie, prokuror dhe personazhe të botës së krimit.
Ishte pikërisht avokati i biznesmenit, Ylli Manjani, që ka treguar detaje nga salla e gjyqit sot në GJKKO, ku klienti i tij mohoi kategorikisht akuzat. “Ai ka mohuar që të jetë përdorues i këtyre aparateve dhe pronar i atyre fjalëve që thuhet se janë në komunikime.”, tha Manjani.
Sot GJKKO caktoi masën ‘arrest me burg’ për biznesmenin dhe 5 të tjerë. Kujtojmë se në përgjimet e autoriteteve franceze në aplikacionet Encro dhe SKY janë zbuluar disa porosi për vrasjet në Shkodër dhe në Tiranë që çuan në goditjen e grupit kriminal.