TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka është shprehur se ndaj klientit të tij, i cili është nën hetim si i përfshirë në ngjarje kriminale, nuk ka asnjë provë dhe as përgjime.
Avokati Ylli Manjani theksoi se klienti i tij, Pëllumb Gjoka ka mohuar të jetë përdorues i EncroChat dhe se fjalët e publikuara në përgjime nuk janë tij.
“Lejohen edhe arrestime ndaj personave që janë në hetim, pa ngritur akuza.
Ka nisur mbi bazën e indicieve policore. Nuk ka përgjim. EncroChat njësoj sikur të hysh në arkivat e shtetit.
Nuk ka asnjë lidhje të klientit tim me ato ngjarje. Janë spekulime, prokuroria është qartë flitet për persona nën hetim dhe indicie për shkak të një letër porosie nga Franca.
Prokuroria është treguar e papjekur. Ai Ka mohuar të jetë përdorues i këtye aparateve dhe fjalët e thëna nuk janë të tij”, tha avokati i Pëllumb Gjokës, Ylli Manjani.