AKTUALITET, 29 Korrik 2023, 11:47

Asgjësohen 800 rrënjë kanabis në Vaun e Dejës, kapet në flagrancë 30-vjeçari

Asgjësohen 800 rrënjë kanabis në Vaun e Dejës, kapet

Një i ri është arrestuar nga policia pasi u kap duke u kujdesur për 810 bimë narkotike që dyshohet se kishte mbjellë në fshatin Bushat të Vaut të Dejës.

30 vjeçari me iniciale E. Z., banues në fshatin Kosmaç, u arrestua në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike, ndërsa po punohet për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë.

810 bimët e kanabisit që u gjetën të kultivuara në fshatin Bushat u asgjësua nga policia.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Forte”.

Asgjësohen në total 810 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Bushat.

Kapet në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Gjatë kontrolleve antikanabis, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, bazuar në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “Forte”, si rezultat i të cilit, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, janë gjetur dhe asgjësuar 810 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Gjatë operacionit, është kapur në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike, njëri nga autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi E. Z., 30 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë rast kultivimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.