AKTUALITET, 29 Korrik 2023, 12:45

Shqiptari dyshohet se vrau me sëpatë infermieren italiane

Shqiptari dyshohet se vrau me sëpatë infermieren italiane

Një 48-vjeçar shqiptar dyshohet se ka vrarë me sëpatë një infermiere italiane në Noriglio, një fshat i Rovereto.

48-vjeçari dyshohet se e ka pritur viktimën, Mara Fait, jashtë shtëpisë së saj dhe e ka goditur me sëpatë në kokë dhe fytyrë. Goditjet ishin fatale për 63-vjeçaren, e cila humbi jetën.

Krimi ndodhi në sy të nënës 80-vjeçare të infermieres, e cila kishte dalë në pension, dhe djalit të saj 30-vjeçar, që pa skemën e krimit nga dritarja e banesës.

Ditën e djeshme (28 korrik) viktima po kthehej nga supermarketi pasi kishte bërë pazar me nënën e saj të moshuar dhe të sëmurë, kur u vra nga shqiptari.

Gjithashtu dëshmitar ishin disa banorë të lagjes që ikën të tmerruar. Shqiptari është i martuar dhe baba i dy vajzave adoleshente. Pas ngjarjes ai u vetëdorëzua në polici ku edhe rrëfeu krimin.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkak të sherreve të vazhueshme që kanë pasur me njëri-tjetrin për vite të tëra.

Viktima Mara Fait ishte sulmuar edhe herë të tjera nga autori i krimit. Ai e kishte bërë për spital, si edhe i kishte dëmtuar makinën e celularin.

Ndërsa kohët e fundit debatet dhe sherret mes tyre kishin agravuar, ku shqiptari dyshohet se e shante dhe ofendonte vazhdimisht 63-vjeçaren.

Sipas fqinjëve kjo tragjedi ndoshta mund të ishte shmangur.

Mara Fait kishte dalë në pension vetëm disa muaj më parë dhe ka punuar në spitalin Rovereto, fillimisht si infermiere dhe më pas në sallën e operacionit.