TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përfundon numërimi i votave në Pogradec në zgjedhjet për degën e PD.
Është aktivisti Genti Çela, i cili do të jetë kryetar i kësaj dege, i cili ka marrë 379 vota.
Garë e ngushtë dhe e fortë ka qenë midis tij dhe Kasem Gallës, i cili ka marrë vetëm 67 vota më pak, specifikisht 312 vota.
Garë e fortë edhe në Kavajë për kreun e ri të PD-së së kësaj bashkie.
Tre kandidatë kanë qenë përballë njëri-tjetrit për të fituar besimin e anëtarëve të PD-së së qytetit të demokracisë, por në fund ka rezultuar fitues Hysen Kadiu me 539 vota.
Gara e Kadiut ka qenë me rivalin Rudin Hilviu i cili ka marrë 359 vota. Ndërsa kandidati tjetër Eris Xhihani ka marrë 179 vota.
Anëtarët e PD-së në Kukës kanë zgjedhur Admir Sinamati si drejtuesin e tyre për 4 vitet e ardhshme.
Pas përfundimit të votimit dhe numërimit të votave, kandidati Sinamati ka marrë 669 vota nga 727 votues.
Kandidati tjetër, Irel Elezi, emri i të cilit ishte në fletën e votimit, pavarësisht se ai u tërhoq në mëngjes ka marrë 58 vota.