AKTUALITET, 17 Prill 2022, 18:21

Përfundon numërimi i votave, kush janë kryetarët e rinj të PD-së në Tepelenë, Memaliaj, Përmet dhe Patos

Përfundon numërimi i votave, kush janë kryetarët e rinj

Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit të votave për kryetarin e PD në Tepelenë, Memaliaj, Përmet dhe Patos.

Mësohet se në Tepelenë është zgjedhur kryetar i degës së PD-së Malo Sadikaj me 107 vota.

Në Memaliaj raportohet se kryetar i PD-së është zgjedhur Bujar Kapllani me 193 vota, ndërsa në Patos fitoi Shezaim Ymeraj me 275 vota.

Kryetar i PD dega Përmet u shpall Arson Lipe me 81 % të votave.