AKTUALITET, 17 Prill 2022, 17:53

Mbyllet procesi zgjedhor në degën e PD Gjirokastër, ja kush është kryetari i ri

Mbyllet procesi zgjedhor në degën e PD Gjirokastër, ja kush

Ka përfunduar procesi zgjedhjeve dhe numërimit për kryetarin e ri të Degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër.

Komisioni i Rithemelimit, që po monitoron të gjithë procesin, sqaron se pas numërimit të fletëve të votimit, fitues është shpallur Eris Shehaj, me 53% të votave.

NJOFTIMI

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD dega Gjirokastër.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Gjirokastër u shpall Eris Shahin Shehaj me 53% të votave.

Vijon procesi i votimit në 17 degët e tjera.