AKTUALITET, 17 Prill 2022, 20:46

Zgjidhen kryetarët e PD-së dega 13 në Tiranë dhe në Cërrik

Zgjidhen kryetarët e PD-së dega 13 në Tiranë dhe në

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjet e PD dega 13 Tiranë.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega 13 Tiranë u shpall Arsen Kujtim Valisi me 61% të votave.

Gjithashtu PD-ja njofton se është mbyllur procesi zgjedhor edhe për zgjedhjet e PD dega Cërrik. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetare e PD dega Cërrik u shpall Nadire Aqif Asllani e cila fitoi me 78% të votave.