AKTUALITET, 17 Prill 2022, 12:36

U mbyt para dy javësh, gjendet trupi i 10-vjeçarit në lumin Fan

U mbyt para dy javësh, gjendet trupi i 10-vjeçarit në lumin Fan

Është gjetur pas 12 ditësh kërkime trupi i pajetë i 10-vjeçarit Sebastian Laska që u mbyt në ujërat e lumit Fan në Mirditë.

Trupi i vogëlushit është gjetur gjatë ditës së sotme nga polumbarët, tek diga e hecit të Repsit, disa kilometra larg nga vendi ku u mbyt.

Ai u mbyt në lumin pranë banesës së tij më 5 prill dhe trupi i tij u mor nga rrjedha e lumit Fan.