AKTUALITET, 22 Korrik 2022, 15:55

Ish-ministri Lefter Koka lë qelinë, mbërrin në gjendje të rëndë në spital

Ish-ministri Lefter Koka lë qelinë, mbërrin në gjendje

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë qelinë e burgut dhe ka mbërritur në spital me probleme të rënda shëndetësore.

Sipas News24, Koka është transferuar në spitalin e burgut në gjendje të rëdnuar shëndetësore dhe me maskë oksigjeni.

Nuk dihen arsyet dhe konkretisht çfarë problemesh shëndetësore ka ish-ministri i arrestuar për aferën e inceneratorëve.

Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor 2021 për aferën 4.9 milionë euro me inceneratorët në Fier dhe Elbasan.

Koka akuzohet për  “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.