TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një përleshjeje me armë në Mikrolimano, Athinë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur një ekip i forcave të anti-krimit të policisë greke tentoi të ndalojë një të dyshuar si pjesë e një bande gjobvënësish.
Sipas policisë, i dyshuari ishte mes policëve civilë dhe nxori armën. Në përleshjen e shkurtër pati të shtëna nga të dyja palët. Si pasojë, shtetasi shqiptar Titi u plagos rëndë dhe u transportua në spitalin Atikon, ku mbahet nën ruajtjen e policisë.
Në sistemin e policisë greke rezulton se shqiptari ka disa emra. Më konkretisht: Astrit Hasani ,Titi Jorgo, Niko Niku, Hasan Hastani dhe Xhelo Hasani. Policia gjeti pranë vendit të ngjarjes një çantë me 6 granata difensive, që dyshohet se i përkisnin autorit. Hetimet janë duke u kryer nga anti-krimi i Drejtorisë së Policisë së Atikës.