AKTUALITET, 22 Maj 2026, 22:27

Këshilli i BE-së miraton 21 milionë euro për Forcat e Armatosura, Nufi: Vlerësim për rolin aktiv të Shqipërisë krah aleatëve

Këshilli i BE-së miraton 21 milionë euro për Forcat e

Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi paketën e tretë të asistencës për Shqipërinë në kuadër të “European Peace Facility”, me vlerë 21 milionë euro, duke e çuar mbështetjen totale në 49 milionë euro.

Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, i cili informoi se paketa përfshin mjete të blinduara të lehta, mjete taktike dhe inxhinierike, si edhe trajnim dhe mbështetje operacionale për FASh.

“Lajm i mirë nga BE! Një tjetër mbështetje e rëndësishme për Forcat e Armatosura të Shqipërisë”, u shpreh Nufi.

Ministri i Mbrojtjes u shpreh se ky është një vlerësim konkret për seriozitetin, besueshmërinë dhe rolin aktiv të Shqipërisë krah aleatëve dhe partnerëve evropianë në siguri dhe mbrojtje.

Këshilli i BE-së miraton 21 milionë euro për Forcat e