AKTUALITET, 22 Maj 2026, 16:51

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ushtron kontroll në Fier, gjendet telefon në një qeli

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ushtron kontroll në Fier, gjendet

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer kontrolle në qelitë e Fierit.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë ushtruar nga Grupi i Sigurisë, nën drejtimin e Drejtuesit të Institucionit, në godinën B, sektorët 1 dhe 2 të burgut.

Gjatë kontrollit, te i dënuari me iniciale L.K. është konstatuar dhe sekuestruar një aparat celular i tipit “iPhone”. Për rastin është mbajtur raport incidenti, ndërsa i dënuari është dërguar në veçim.

Materialet procedurale i janë referuar strukturave përkatëse për veprime të mëtejshme.

“Kontroll për sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier
Në vazhdim të detyrave funksionale të IEVP-së dhe në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara, Grupi i Sigurisë, nën drejtimin e Drejtuesit të Institucionit, ka ushtruar kontroll në ambientet e institucionit.

Kontrollet janë zhvilluar në godinën B sektori 1 dhe 2. Gjatë kontrollit të dënuarit L.K është konstatuar dhe sekuestruar 1 aparat celular i tipit “iPhone”. Për rastin u mbajt raport incidenti dhe i dënuari u dërgua në veçim, ndërsa materialet procedurale iu referuan strukturave përkatëse”, thuhet në njoftim.