TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha ka reaguar sërish lidhur me kullën “Mali i Tiranës” pas Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë.
Pas hartimit të Edi Ramës për bukuritë e kullës, që u pa si një "dritë jeshile" për ndërtimin e saj, Shkëlzen Berisha thotë se Rama zgjodhi "ta hajë me nder". Ai madje shkruan se Rama ka 20%-shin e tij në kullë.
Kulla që do të ndërtohet në lulishten pas TOB është komentuar si një aferë e qeverisë për kapjen e opozitës.
"Sepse 20%-shi vlen më shumë se balta!
Ashtu siç dhe pritej vendosi ta hajë me “nder” njëlloj siç ka ngrënë me qindra pazare të tjera 20%-she ndërsa betonizonte Tiranën, gjatë gjithë karrierës së tij 30 vjeçare, për të “mirën” e vendit dhe të popullit! Kjo për faktin e thjeshtë se, 20%-shi i radhës vlen më shumë se përbaltja e kundërshtarit! Por në këtë rast nuk e hëngri krejt vetëm por la dhe për derdimenët e tij mediatikë që vazhdojnë llomotitjet se fajin për skandalet që firmos Rama e ka …. Shkëlzeni!", shkruan Shkëlzen Berisha.