AKTUALITET, 18 Tetor 2022, 20:46

Shkatërrohet organizata kriminale në Greqi, fituan mbi 700 mijë euro nga shqiptarët që kaluan kufirin grek ilegalisht

Shkatërrohet organizata kriminale në Greqi, fituan mbi 700 mijë

Policia greke ka shkatërruar grupin kriminal, që ka lejuar kalimin e paligjshëm të shqiptarëve në Greqi.

Deri më tani në prangat e policisë kanë rënë 17 persona, midis të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie që punonin në pikën kufitare greke në Kristalopigji (Kapshticë) që lidh Shqipërinë me Greqinë.

Protothema.gr shkruan se grupi kriminal i përbërë nga qytetarë dhe policë doganor ka lejuar kalimin e paligjshëm të më shumë se 1700 shqiptarëve, sigurisht kundrejt pagesës.

Sipas llogaritjeve vlerësohet se shuma që grupi kriminal ka përfituar nga shqiptarët të jetë 700 mijë euro.