AKTUALITET, 9 Maj 2022, 23:54

Shkarkimi/ Elisabeta Imeraj: Gati të nxjerr çdo detaj të pjesës së padukshme të procesit

Shkarkimi/ Elisabeta Imeraj: Gati të nxjerr çdo detaj të
Elisabeta Imeraj në TPZ

Ish kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ishte e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV. Duke folur për shkarkimin e saj nga procesi i vetingut, Imeraj tha se është gati të nxjerrë çdo detaj të asaj pjese të padukshme të procesit. 

"Kur flasim për reformë në drejtësi është menduar nga çdo qytetar si një shpresë drejt të ardhmes drejt faktit se do të kemi një trup gjyqtarët dhe prokurorësh të guximshëm dhe të pavarur për tu përballuar me elementë të rrezikshëm. Kjo ishte ajo çfarë ishte reforma në drejtësi në sytë e mi dhe të publikut.

Meqenëse është tejçuar jo vetëm nga ju, por dhe në mediat e tjera shkarkimi apo procesi i vetingut të Elizabeta Imeraj do doja ta prezantoja për të gjithë publikun meqë e njoh mirë një përplasje e zhurmshme por dhe shumë analistë që ndoshta s’kanë pasur dijeni kanë tentuar dhe guxuar dhe paragjykuar solli si rezultat shkarkimin tim nga detyra. Jeta vazhdon, jo çdo e keqe vjen për keq prandaj do jem në dispozicion për të nxjerr çdo detaj të asaj pjese të padukshme të procesit, si është analizuar dhe vendosur. Ajo çfarë ju duhet të dini është procesi në tërësi, ajo pjesë e padukshme", tha Imeraj.