AKTUALITET, 9 Maj 2022, 22:51

Goditet nga rrufeja avioni me udhëtarë shqiptarë/Video

Goditet nga rrufeja avioni me udhëtarë shqiptarë/Video

Një avion i nisur nga Aeroporti i Tiranës është goditur nga rrufeja.

Fatmirësisht si pasojë e këtij incidenti nuk ka mbetur asnjë i lënduar dhe aeroplani është kthyer në aeroportin e Rinasit.

Pamjet i ka shpërndarë gazetari Venhar Isufi.

“Para pak çastesh, ky aeroplan është goditur nga rrufeja ku brenda tij ka qene edhe nipi Aid F. Musliu i cili edhe ma dërgoi videon pak minuta pas goditjes nga rrufeja. Fatmirësisht, ani pse një numër i madh i udhëtarëve kane qene ne aeroplan, ky aksident ka kaluar pa dëme ne njerëz.

Sipas Aidit, momenti i goditjes nga rrufeja, ka qene tronditës! Aeroplani tashme është kthyer përsëri ne Aeroportin e Tiranës, Faleminderit Allahut qe nuk e ka lejuar këtë ngjarje te behet me e madhe”, përfundoi Isufi.