TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati Dorian Matlija deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se pjesëtarët e ONM, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit në procesin e vetingut, janë të paprekshëm dhe të pakontrollueshëm.
Sipas Matlijës sistemi i drejtësisë është ndërtuar keq dhe ONM-ja vjen mbi palët
“Theo Jacobs është një ndër pjesëtarët e ONM , ka qenë prokuror më herët, ka qenë dhe në Eulex. Është i ndërtuar keq sistemi. ONM vjen si mbi palët, por ligji nuk ka përcaktuar si zgjidhet ONM, kush e kontrollon, këtë copë sovraniteti ia kemi lënë BE, ata bëjnë çfarë duan vetë dhe sjellin këtu njerëzit që duan vetë, pa na pyetur ne fare. Këta janë të paprekshëm dhe të pakontrollueshëm”-tha Matlija.