AKTUALITET, 3 Mars 2022, 09:59

Shihni si po përparon ushtria ruse drejt Kievit, kryebashkiaku i Mariupolit në alarm: Nuk ndalen bombardimet, nuk po marrim dot të plagosurit nga rruga

Shihni si po përparon ushtria ruse drejt Kievit, kryebashkiaku i Mariupolit

Trupat ruse vijojnë të përparojnë në drejtim të kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, teksa lufta ka hyrë sot në ditën e tetë.

“BBC” publikon hartën, që tregon lëvizjen e fundit të trupave ruse, ndërsa thekson se qyteti port i Mariupolit në bregun e Detit të Zi vazhdon të jetë nën sulme të vazhdueshme.

Kryebashkiaku i këtij qyteti ka bërë një thirrje të dëshpëruar, duke thënë se “Nuk mund t’i marrim të plagosurit as nga rruga, nga banesat, pasi bombardimet nuk ndalen”.

Ministria ruse e Mbrojtjes u ka kërkuar civilëve që të largohen nga qyteti, përmes të ashtuquajturit “korridori i gjelbër”.

Sot, një zëdhënës i rebelëve pro-rusë tha se ata do të ndërmarrin sulme kundër qytetit, nëse forcat ukrainase nuk dorëzohen.

Shihni si po përparon ushtria ruse drejt Kievit, kryebashkiaku i Mariupolit