AKTUALITET, 3 Mars 2022, 09:24

Sot do të hiqet ora policore, por do të mbetet në fuqi maska në ambiente të mbyllura

Sot do të hiqet ora policore, por do të mbetet në fuqi maska

Ditën e sotme do të hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese të vendosura në mbledhjen e djeshme të Komitetit të Ekspertëve.

Nga sot do të hiqet ora policore në vend, ndërkohë që mbetet i detyruar urdhri për vendosjen e maskës në ambiente të mbyllura. Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli deklaroi dje se në fuqi do të mbetet edhe ndalimi i grumbullimeve.

Kuptohet që tashmë kemi një situatë më të favorshme se ajo që kemi pasur edhe një javë përpara.

Niveli i masave vazhdon të mbetet i tillë. Ata që janë të infektuar me Sars Cov 2 do të qëndrojnë të izoluar për pesë ditë. Vaksinimi si e theksoi edhe profesoresha, duhet të vazhdojë që nga mosha 12-vjeç.

Për qytetarët mbetet në fuqi paraqitja e pasaportës së vaksinimit dhe për ata që nuk i kanë këto dokumente vazhdon të mbetet në fuqi izolimi.

Nga ky rregull bëjnë përjashtim fëmijët deri në 6-vjeç. Vazhdon të mbetet në fuqi rekomandimi për mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura. Mbetet në fuqi edhe masat për ndalimin e grumbullimeve në ambiente të mbyllura dhe të hapura.

Sa i përket orës policore, mendohet të mos jetë më. Hiqet ora policore. Ndryshimi i këtyre masave do shkojnë në përputhje me situatë”, shpjegoi Rakacolli.

Zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini deklaroi se java e fundit ka shënuar incidencën më të ulët duke vënë theksin te rëndësia e vaksinimit te popullsisë.

Java e fundit ka shënuar incidencën më të ulët.

Referuar të dhënave statistikore krahasuar me vitin e shkuar indikatorët matës kanë tregues shumë më të ulët.

Niveli i pozitivitetit është në nivelin e 7.9% krahasuar me javën pararendëse që kanë pasur një nivel më të ulët. Vazhdon puna e strukturave në vijim për vaksinimin në vend në nivel kombëtar”, u shpreh Tomini.