AKTUALITET, 17 Maj 2023, 19:38

Shifrat/ Mbi 1.6 milionë aplikime për shërbime në e-Albania, gjatë muajit prill

Shifrat/ Mbi 1.6 milionë aplikime për shërbime në e-Albania,

Vetëm përgjatë muajit prill, në portalin e-Albania u regjistruan mbi 1.6 milionë aplikime për shërbime.

Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi bëri të ditur se, nga totali i shërbimeve të kryera online, rreth 640 mijë dokumente u gjeneruan të pajisura me vulë elektronike.

“e-Albania u ka shërbyer në mënyrë të pandërprerë gjatë muajit mbi 2.9 milionë qytetarëve të regjistruar në portal, brenda dhe jashtë atdheut”, informoi ajo.